Kreu i KQZ-së: Po punojmë intensivisht për zgjedhjet, ta ruajmë shëndetin e qytetarëve

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 10:40 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, tha se po punojnë intensivisht për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Ai në fjalën hyrëse gjatë hedhjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim, shtoi  se janë duke u munduar që të ruajnë shëndetin publik si pasojë e pandemisë.

Madje ai i ka lutur të gjitha partitë politike të jenë bashkëpunuese.

“Komisioni Qendror ka disa javë që po punon me intensitet të lartë për datën e 17 tetorit. Duke parë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e në anën tjetër edhe situatën pandemike po mundohemi që të punojmë në këtë drejtim dhe të organizojmë zgjedhjet brenda kornizave ligjore”, tha ai, raporton EO.

“Sot kemi të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike andaj lus që të punojmë bashkërisht në mbarëvajtjen e mirë të këtyre zgjedhjeve”.

Të ngjashme