LDK-ja në mbledhje, Veliu mbërrin në selinë e partisë

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka mbërritur në selinë e kësaj partie gati dy orë pasi janë mbledhur udhëheqësit e saj, raporton Ekonomia Online.

I pyetur për takimin konsultativ me organet e partisë, ai tha se s’ka qenë pjesë e takimit.

Para takimit Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se sot gjatë ditës kanë takim konsultativ me organet e partisë, derisa, shtoi se seanca për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin sipas të gjitha gjasave do të thirret për nesër.

“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”.

Mustafa, u ka bërë thirrje të gjithëve të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Qeverisë së re.

Lexo më shumë:

Të ngjashme