Materiali zgjedhor niset drejt Podujevës edhe pse s’dihet nëse ka zgjedhje nesër

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Materiali i ndjeshëm është nisur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve drejt Podujevës edhe pse nuk dihet me siguri nëse do të mbahen këto zgjedhje të parapara për nesër për shkak të Coronavirusit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se pas konfirmimit të dy rasteve me Coronavirus në Kosovë, do të mblidhen për të marrë një vendim rreth kësaj çështje.

“Do të takohemi dhe do ta shqyrtojmë situatën përsëri dhe do ta konfirmojmë se a do të mbahen ose jo. Do t’i njoftojmë qytetarët e Podujevës dhe ata që do të jenë ditën e diel të angazhuar lidhur me zgjedhjet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme