Miratohen rekomandimet e Vetëvendosjes për dënimin e aktivistëve

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 12:46 | Nga

Me 40 vota për, 10 kundër dhe 13 abstenime janë miratuar rekomandimet e paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje rreth dënimit të aktivistëve të kësaj lëvizjeje, pas debatit të zhvilluar dje.

Përmes rekomandimeve të paraqitura në seancën e djeshme Vetëvendosje ka kërkuar:

Të gjenden kush janë aktorët e vërtet të sulmit me armë zjarri në natën e datës 4 gusht 2016?

Kush është organizatori dhe zbatuesi i projektit të inskenuar për burgosjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë sulm? Kush janë ideatorët  e këtij inskenimi monstruoz kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje?

Kush e vrau Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2017. Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga njëri nga vendet perëndimore të BE-së.

Por këtë duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit”, shkarkimin e të gjithë personave, nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast, sipas tij të inskenuar si dhe  shkarkimin dhe suspendimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetentë dhe përgjegjës në hierarkinë shtetërore në kohën kur ka ngjarë rasti i Astrit Deharit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme