PDK sot vendos për ministrat e saj

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 08:18 | Nga

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike e Kosovës sot do të mbaj mbledhje, ku pritet të vendosin për emrat e ministrive që do të udhëheq kjo parti.

Mbledhja do të fillojë në ora 10:00.

Sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje, PDK-ja do të ketë një zëvendëskryeministër dhe 6 ministri:
– Ministrinë e Financave
– Ministrinë e Shëndetësisë
– Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve
– Ministrinë e Integrimeve
– Ministrinë e Drejtësisë
– Ministrinë e re të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ndërkohë, AAK-ja mbrëmë ka vendosur që në krye të Ministrisë së Infrastrukturës të jetë Pal Lekaj, ndërsa në atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme