Vendos KQZ-ja, kjo është renditja e partive të mëdha në fletëvotim për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 10:58 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale, raporton Ekonomia Online.

Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.

Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e 17 tetorit do ta ketë numrin rendor në fletëvotim 119.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të ketë numrin 121. PSD-ja renditet me numrin 127. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 144. Kurse Lista Serbe renditet me numrin 147.

Kurse Aleanca Kosova e Re (AKR) do të renditet me numër 149. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 160 në fletëvotim.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë në fletëvotim numrin 177.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme