Veseli vazhdon fushatën në Pejë, premton 50% qeverisje nga gratë

Pejë | 28 Maj 2017 | 18:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në prezantimin e tij të radhës në qytetin e Pejës, i pari i PDK-së Kadri Veseli tha se gratë do të jenë pjesë e qeverisjes së mandatit të ardhshëm nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, vendi nuk mund të ecë përpara pa fuqizimin e gruas.

Prandaj në premtimin e tij për programin ‘’Fillimi i Ri’’, Veseli tha se gruaja do të jetë pjesë e qeverisjes së Kosovës më një përqindje të lartë.

”Po shoh shumë zonja. Nuk mund të ecim përpara pa e pasur pjesëmarrjen e gruas. Gruaja do ta bëjë 50% të qeverisjes së ardhshme të Kosovës”.

”Fuqizimi i të rinjve, kapitali më i shenjt që ka Kosova. Ky është zhvillimi, trajnimi i tyre për ata që nuk kanë përfunduar shkollë, do të trajnohen profesionalisht që të përgatiten për tregun e punës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme