Vuçiq: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandwr Vuçiq ka reaguar për miratimin e deklaratës për bashkim të Mitrovicës dhe formimin e ushtrisë së Kosovës.

Pas informatës se është miratuar deklarata për bashkimin e Mitrovicës, Vuçiq, ka thënë se ekzistojnë disa gjëra të cilat thjeshtë nuk mund të lëshojmë pe kur flitet për Kosovën, transmeton Zeri.info.

Ai ka porositur se për të lajmi kryesor është ai se dikush po mundohet të rrëmbej pjesën veriore të Mitrovicës dhe se në këtë rast të gjithë bëhen sikur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa shqetësues është dhe deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veselit se ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë nga mesi i muajit dhjetor.

“Kjo ngadalë por sigurt po na qon në katastrofë të plotë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka sqaruar se po i lut politikanët në Evropë dhe botë që ta kuptojnë se çfarë problemesh do të paraqiten, nëse dikush nuk merret me këtë.

Me rastin e paralajmërimit të shqiptarëve se do ta marrin Mitrovicën veriore dhe do ta krijojnë ushtrinë e Kosovës deri në fund të vitit, Vuçiq thotë se është i padisponuar dhe i brengosur, por se duhet ta dinë të gjithë se nuk është aspak i frikësuar.

“Tani e shoh se kërcënimet e disa njerëzve se do rrënojnë pushtetin në Beograd brenda një muaji, ndërsa ju kanë mbetur edhe rreth 20 ditë, nuk kanë qenë një kërcënim i kotë”, ka thënë Vuçiç dhe ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruajmë paqen, por edhe popullin serb në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur çfarë pret nga takimi me Johanes Han, i cili të hënën pritet të vjen në Kosovë, ai ka thënë shkurt se pret ta takoj.

“Nuk e di çfarë të ju them, mund të them faleminderit Johanes, e konsideroj si mik të sinqertë të Serbisë dhe të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Për ne këto ditë janë shumë të vështira”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme