Pompeo takon Erdoganin, diskutojnë zhdukjen e gazetarit saudit

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky takim ka prekur çështjen kryesore si diskutim, atë të gazetarit të zhdukur saudit Jamal Khashoggi.

Takimi në Ankara vjen mes dyshimeve të reja në mediat turke se Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

Të martën Pompeo takoi Princin e Kurorës Mohammed Bin Salman në Riad.

Ai tha se udhëheqësit e Arabisë Saudite “mohuan fuqimisht” përfshirjen në zhdukjen e shkrimtarit.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se takimi ishte “i dobishëm dhe i frytshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme