Prangoset zyrtari komunal, kërkoi 2000 euro ryshfet

Gjilan | 22 Qer 2018 | 19:55 | Nga

Një zyrtar i tatimit në pronë në Komunën e Gjilanit është prangosur nga policia nën dyshimin e veprës penale “marrje ryshfeti”

Lajmin e ka konfirmuar për Rajonipress Arben Kadriu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit

I arrestuari është Bashkim Bunjaku, zyrtar i tatimit në pronë.

Sipas prokurorit Kadriu, ai ka kërkuar nga një qytetar 2000 euro për t`i kryer një punë.

“Janë përdorur masat e fshehta nga policia dhe ky zyrtar tashmë ka përfunduar në burg dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh”, tha Kadriu.

Të ngjashme