E narkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në shënimin e trevjetorit të rënies së rreshterit policor Afrim Bunjaku gjatë sulmit të 2023-ës në Banjskë.
Në njoftimin që Ambasada e ka bërë në Facebook, Bunjaku është cilësuar Hero.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, iu bashkua mbrëmë drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të shënuar trevjetorin e rënies së Heroit të Republikës së Kosovës, zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë”, u tha në postimin e Ambasadës, për të përfunduar me mesazhin: “Nderojmë sakrificën dhe guximin e tij”.