Presidenti dekoron Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin për kontributin e tyre në art dhe muzikë.

Thaçi tha se këngët e tyre kanë qenë frymëzuese për njerëzit që u angazhuan për liri.

“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme