Presidenti dekreton Enver Pecin në krye të Gjykatës Supreme

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 13:25 | Nga

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar Enver Pecin kryetar të Gjykatës Supreme, pas propozimit nga Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7-vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme