Presidentja me dyer të mbyllura takon dy personat më të rëndësishëm në dialog

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Osmani të martën takoi Escobarin me të cilin folën për dialogun dhe qasjen e Kosovës në këtë proces.

Përderisa dy personat më të rëndësishëm në dialog do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe liderë të opozitës.

Vizita e emisarit të ShBA-së dhe atij të BE-së në Kosovë vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë më 18 gusht dhe para datës 1 shtator kur do të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet e Serbisë.

Të ngjashme