Presidentja Osmani kujtoi përvjetorin e masakrës ndaj familjes Mirena

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjes Mirena.

“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë rrëmbeu me dhunë dhe vrau 16 djem e burra të familjes Mirena në Nakaradë të Fushë Kosovës. Asgjë për fatin e tyre nuk është ditur deri në vitin 2006, kur trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Beogradit. Vënia e autorëve të krimit para drejtësisë është domosdoshmëri, ndaj përpjekjet tona nuk do të ndalojnë asnjëherë. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme