Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online. Me t’u takuar, Osmani dhe Donfried kanë shkrepur edhe një fotografi të përbashkët pranë flamujve të të dyja shteteve. Pas takimit, Presidentja Osmani […]
Presidentja Osmani pret në takim zyrtarët amerikanë, Karen Donfried dhe Gabriel Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.
Me t’u takuar, Osmani dhe Donfried kanë shkrepur edhe një fotografi të përbashkët pranë flamujve të të dyja shteteve.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Dr. Donfried do të deklarohen për media.
Ndërsa, takimi i delegacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.













