Ekonomia Online
FUNDIT

Presidentja Osmani priti në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva

Presidentja Osmani priti në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva. Në takim më gazetarët, u diskutua gjendja aktuale në sferën e medias dhe u tha se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani priti sot në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.

Në takim më gazetarët, u diskutua gjendja aktuale në sferën e medias dhe u tha se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida kryesore e gazetarisë profesionale.

Presidentja Osmani, ndërkaq theksoi se mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë. Në kontekst me zhvillimet politike pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mediave kundër përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për ndërtimin e paraleles ndërmjet Kosovës dhe rastit të Ukrainës.

Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe ka potencuar se puna e tyre është e pazëvendësueshme për plasimin e të vërtetës, e cila çdo ditë e më tepër po sfidohet nga lajmet e rrejshme.

Të ngjashme