Presidentja Osmani priti një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

Gjatë takimit, Presidentja i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës.

Delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë.

Të ngjashme