Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë qëndrimit në New York. Presidentja Osmani ka shkruar: Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan […]
Presidentja Osmani u takua me Brendan Hanrahan, zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë qëndrimit në New York.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.
Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok.













