Preteni skeptik se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë do të funksionalizohet shpejt dhe të kryejë punë

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 08:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, është skeptik se Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të funksionalizihet shpejt dhe të kryejë punën me sukses, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, duke parë kundërshtitë e partive opozitare dhe abstenimet e disa deputetëve brenda mazhorancës, pritet që funksionalizimi i këtij institucioni të marrë kohë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ish-drejtori i AKK-së, thotë se më e udhës do të ishte që Agjencia, e cila tani quhet për Parandalimin e Korrupsionit, të avancohej dhe t’i jepeshin kompetencat e reja, e jo të krijohet nga fillimi Byroja.

“Unë e shoh si një iniciativë të mirë, qëllim i mirë, por që përkrahja nuk qëndron askund dhe nuk mund të arrihet asgjë nëse nuk kemi një përkrahje të përgjithshme politike. Rikujtoj që në qershor të këtij viti u aprovua në Kuvend leximi i parë, por ishin vetëm 58 vota, pra u identifikua vetëm një parti politike dhe jo në tërësi, e madje edhe nga ajo parti pat abstenime lidhur me aprovimin e këtij draftligji. Mendoj që po mungon vullneti”, thotë Preteni.

 “Kishte shumë pak arsyeje, së pari si ide mendoj që e kam përvojën tek krijimi i institucioneve dhe shumë kohë donë që një institucion të krijohet. Dmth prej aprovimit të ligjit e më pastaj derisa jetësohet, derisa krijohet një institucion kalon një kohë e gjatë. Gjithë këto ‘ndërskamsa’ që po iu bëhen në ndërkohë mendoj jam skeptikë që kjo do të finalizohet me sukses”, thotë tutje Preteni.

Ai thotë se Kosova e ka pasur një institucion që ndërlidhet me Byronë, siç është Agjencia Kundër Korrupsionit. Sipas tij, kësaj Agjencie iu është dashur vetëm t’i ndërrohet mandati e të avancohet më tej.

“Kosova që nga viti 2006 e ka agjencinë Kundër Korrupsionit, nga ky vit thirret Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe aty qëndrojnë dokumente deklarimet e pasurisë për zyrtarë të lartë qysh nga viti 2008. Janë deklarimet e tyre dhe është dashtë që nga kjo agjenci të ndërrohet mandati, të avancohet mandati i Agjencisë. Nuk ka nevojë për hetime adrministrative, nuk ka nevojë për çështje të tjera që kanë të bëjnë me etikën integritetin po institucionet egzistues t’iu shtohet, t’iu largohet kompetenca që ka të bëj me hetim administrativ sepse nuk përkon me kohën dhe nga aty të fillohet pra të shfrytëzohen të dhënat të kësaj agjencie dhe të avancohen në lidhje me atë që të bëhet verifikimi i deklarimit të pasurisë”, thotë tutje Preteni.

Ish-drejtori i AKK-së, u shpreh se me krijimin e këtij institucioni, do të ketë goxha punë. Thotë se për t’i krijuar një institucion kredibil, kërkohet staf profesional e një administratë e mirë. Për këtë, thotë se është skeptik nëse mund të bëhet një gjë e tillë në mandatin e kësaj Qeverie.

“Formimi i një institucioni donë kohë. Më pastaj duhet kuptuar që çdo institucion duhet t’i ketë mekanizmat tjerë të cilët nuk përkojnë bashkë me mandate. Duhet të ketë administratë, duhet të ketë zyrtar të prokurimit, certifikimi, dmth shumë administratë personel dhe të gjitha zyrtarë tjerë. Kështu që donë kohë edhe prapë po them që jam skeptik që kjo mund të realizohet”, u shpreh ai.

Të ngjashme