Prishtina fton kryetarin e një komune ne Mal te Zi në një panair, ai refuzon pjesëmarrjen me mesazh kërcënues “Shihemi vitin e ardhshëm ne Prizren”

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Në prill të këtij viti në Prishtinë festohet 20 vjetori i Panairit te Turizmit dhe Sportit.

Thirrja për pjesëmarrje në panair iu bë shumëkujt.

Një thirrje e tillë iu bë edhe kryetarit të komunës së Pljevljes në Mal të Zi, Dario Vranesh.

Ai u ftua që të jetë pjesë e panairi nëpërmjet emailit zyrtar dhe me ftesë zyrtare.

Por organizatorëve përgjigja e ftesës iu kthye krejt ndryshe.

I shkruar me shkronja cirilike, Vranesh iu përgjigj ftesës nga Prishtina për pjesëmarrje ne panairin e turizmit dhe sportit, me fjalët më të rënda. Madje ai ka kërcënuar edhe me pushtimin e Prizrenit.

“I ashtuquajtur shteti i Kosovës nuk ekziston, por krahina serbe Kosova dhe M. Shihemi vitin e ardhshëm në Prizren”, shkruhet në përgjigjen me email.

Të ngjashme