Prishtinë, gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie – gjenden 20 gëzhoja

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se dikush ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja cal-7.62 mm, të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47.

Sipas policisë nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Prishtinë 24.07.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja cal-7.62 mm, të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47. Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Si paraqitet situata e zjarreve në Vlorë

Read more

Të ngjashme