Prizrenasi thotë se dy persona i vodhën 30 mijë euro dhe ikën në drejtim të panjohur

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:25 | Nga

Një burrë nga Prizreni mbrëmë ka raportuar në polici se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 30 mijë euro para të gatshme. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysen Terpeza”, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, paratë i ka pasur të fshehura nën divan mirëpo është detyruar t’ua japë grabitësve për shkak se të njëjtët kanë qenë të armatosur.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit, i cili tha se të gjitha njësitet relevante të policisë po punojnë intensivisht për zbardhjen e këtij rasti.

“Një ankues ka raportuar në stacionin policor, njësitet e nevojshmë kanë dalur në vendin e ngjarjes, janë të angazhuar edhe hetues të tjerë rajonal që në mënyrë intenzive janë duke hetuar rastin”, tha Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme