Prizreni dhe “Caritasi” zviceran synojnë riintegrimin socio-ekonomik të të riatdhesuarve

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe të “Caritasit” zviceran në Kosovë të premten kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit që synon riintegrimin ekonomik dhe trajtimin psikosocial të personave të riatdhesuar, sikurse edhe fuqizimin e kapaciteteve të mekanizmave lokalë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti në fjalë parashihet që të zbatohet në tre vjetët e ardhshëm, ndërkohë që aktivitetet parashihet të realizohen në koordinim me institucionet lokale, agjencitë qeveritare dhe OJQ-të vendore.

Krahas Komunës së Prizrenit, ky projekt do të zbatohet edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme