Prizreni shpallet zonë në karantinë, pasi paraqiten 16 raste të reja

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Pas Prishtinës dhe disa qyteteve të tjera të Kosovës, edhe qyteti i Prizrenit është shpallur zonë në karantinë.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Ai ka bërë të ditur se ky vendim erdhi pasi IKSHPK i ka njoftuar se janë shfaqur 16 raste të reja me Covid-19.

“Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar Haskuka.

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/923483944789783

Të ngjashme