Problemi me qentë endacakë, Përparim Rama kërkon bashkëveprim me komunat tjera

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Trajtimi i qenve endacakë ishte temë diskutimi ndërmjet Komunës së Prishtinës me përfaqësuesit nga BE-ja dhe organizatat joqeveritare, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij takimi, para gazetarëve ka folur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se kjo problematikë nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin lokal por që kërkohet një bashkëpunim edhe me komunat tjera.

Ai e quajti atë me rëndësi shumë të madhe për aspektin e çështje së sigurisë së Prishtinës dhe regjionit.

“Ideja ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë e cila ka me qenë në vazhdimësi, pra e rregullt derisa ta vënë në kontroll problemin me të cilin hasemi me qentë endacak. Pikat të cilat i shqyrtuam është se komunat duhet të punojnë së bashku, pra problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin lokal në Komunë e Prishtinës, por duhet të jetë një bashkëveprim rajonal. Një bashkëveprim gjithë shtetërorë për zgjidhjen e problemeve të qeneve endacakë.” u shpreh Rama në një konferencë për media pas takimit.

Gjithashtu bëri të ditur se do të krijohet një “Focus Group” dhe të ketë një ndërlidhshmëri të nivelit lokal me atë qendrorë, me organizatat joqeveriatre dhe me ndërkombëtarët.

Janë edhe pika tjera të organizimit dhe të ushqimit për qentë nëpër zona të ndryshme se nëse ushqehen janë më pak të rrezikshëm. Nga  ministria e bujqësisë ka informata se problemet kyqe vin nga zonat rurale, ku qentë shumohen dhe vetëm lëshohen pa qene të kontrolluar. Kemi marr masa të menjëhershme ne vetëm se tash e kemi nënshkruar kontratën ku me pastrim sterilizim nëse ndodhet ndonjë tufë e qenve e kemi organizatën ku do të merren menjëherë”, u shpreh Rama.

Të ngjashme