Prokuria jep detaje rreth vetëvrasjes së të riut istogas

Foto: Ekonomia Online/ Arkiv
Prishtinë | 27 Jan 2019 | 23:39 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se një i ri është gjetur sonte i varur në fshatin Dubravë të Istogut.Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçit, personi që është gjetur i varur është i moshës rreth 18-vjeçare.“Sot pasdite një person i cili dyshohet të jetë rreth moshës 18 vjeçare është gjetur i vetëvarur në Istog”, tha Nikçi për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Shkodran Nikçi.Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, tha se rreth orës 17:50 Policia është informuar se në fshatin Dubravë të Istogut është një person i varur në litar dhe se dyshohet se ka varur veten.

“Me të marr informatën, patrulla e njësisë përkatëse ka shkuar në vend të ngjarjes. Viktima është i gjinisë mashkullore. Rastit i është përgjigjur edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për KALLXO.com.

Të ngjashme