Prokuroria e Speciales: Hierarkia ishte e rëndësishme për UÇK-në, respektohej me fanatizëm

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Sot në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në sallën e gjyqit ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.

Prokurori i Speciales, Matthew Howling, në fillim të gjykimit tha se sot do të flasë për mënyrën sesi të akuzuarit i kanë ushtruar kompetencat në UÇK.

Howling tha se pyetja që shtrohet përpara trupit gjykues nuk është se kur apo se si u organizua UÇK-ja, por pyetja është sipas tij, nëse të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejojnë atyre kryenin krime që i përmban aktakuza.

“Provat do të tregojnë se ata kishin poste të tilla”, tha ai.

“Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin organizativ secili nga katër të akuzuarit kishin kompetenca, autoritet dhe ndikim që ju bënë atyre të mundur që të zbatonin dhe të vinin në jetë qëllimin të përbashkët dhe të ushtronin kontroll efektiv”, tha prokurori.

Ai tha se në këtë gjykim, do të jetë e rëndësishme që të bëhet dallimi midis asaj që aspironte të bënte UÇK-ja dhe asaj që bëri faktikisht.

Howling tha që nga fillimi hierarkia ishte qendrore dhe rëndësishme për UÇK-në dhe sipas tij, respektohej me fanatizëm.

“Prej fillimit anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ushtruan detyrat e tyre”, tha ai.

Të ngjashme