Prokuroria heziton t`i shpalosë provat në rastin “Ivanoviq”, thotë se dëmtohen hetimet

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Tre serbët, të cilët u arrestuan në muajin nëntor nga Policia e Kosovës, të dyshuar për vrasjen e ish-liderit serb Oliver Ivanoviq, do të dalin të hënën para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Burime të gazetës “Koha Ditore” brenda Gjykatës kanë bërë të ditur se trupi gjykues pritet të vendosë përmes seancës edhe një herë rreth masës së paraburgimit, pas kthimit në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

“Edhe një herë do të ftohet Prokuroria Speciale për të ofruar provat, mbi të cilat e mbështet kërkesën për masën e paraburgimit ndaj Marko Rosic, Nedeljko Spasojeviq dhe Dragisa Mirkoviq. Seanca do të mbahet më 17 dhjetor”, kanë thënë këto burime.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur për gazetën se nuk mund t`i shpalosë të gjitha provat para Gjykatës, pasi që rrezikojnë t`i dëmtojnë hetimet. Prokurori, i cili është duke e hetuar këtë rast, Sylë Hoxha, ka thënë se ka prova të mjaftueshme mbi të cilat mbështetet masa e paraburgimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme