Prokuroria publikon letrën e Zemajt: Thaçi e Selimi anuluan emërimin e tij komandant

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting ka thënë se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kishin anuluar emërimin e Tahir Zemajt komandant të Zonës së Dukagjinit, derisa ka tentuar të dëshmojë hierarkinë e UÇK-së.

Sipas prokurorit Whiting, dy të akuzuarit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishin vendimmarrje në emërimin e komandantëve të zonave.

Prokurorit ka publikuar letrën e Tahir Zemajt, të emëruar për një kohë komandant të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

“Thaçi dhe Selimi shkuan në Dukagjin për anulimin e emërimit të Zemajt dhe riemërimit të Haradinajt si komandant zone”, tha prokurori.

“Struktura me Zemajn në komandë u kundërshtua nga Shtabi i Përgjithshëm duke e bërë të qartë si drita e diellit se kush e kishte fjalën për emërimet si komandant zone. ShP nuk bënte vetëm emërime”, citoi prokurori letrën e Zemajt.

Të ngjashme