Prokuroria Speciale me aktakuzë ndaj 10 personave për bixhoz

Prishtinë | 09 Gus 2024 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Nëntë prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31  i KPRK-së”, njofton Prokuroria Speciale.

Ndërsa kundër  një  të  akuzuari  është paraqitur aktakuzë  në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të ngjashme