Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër të dyshuarit për drogë

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi, me inicialet M.E., të dyshuar për trafikim me drogë.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale tha se i dyshuari është pasuruar në mënyrë të kundërligjshme nga aktivitetet e shitjes së narkotikëve.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit marihuanë në sasi të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria Speciale.

Të ngjashme