Prokuroria Speciale paraqet kërkesë për paraburgim ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre prej terroristëve që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku vranë policin Afrim Bunjaku. Inicialet e tye janë V.T, B.S dhe D.M.

Ata dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme