Prokuroria Speciale pranon donacion nga Ambasada Britanike për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 10:25 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive të të pandehurve dhe dëshmitarëve, raporton Ekonomia Online.

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se ka informuar ambasadorin Hargreaves për punën e këtij institucioni, teksa ka falënderuar edhe për mbështetjen që Ambasada britanike ka bërë për PS-në.

Isufaj tha se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.

“Me vjen mirë që pata mundësi që të bisedoj me ambasadorin Hargreaves për punën e Prokurorisë Speciale për kompetencat e PS-së dhe për rezultatet që kemi arrit, mangësitë dhe sfidat që kemi para vetës. Prania juaj këtu ambasador është konfirmim i dëshmuar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Ne jemi shumë mirënjohës  për mbështetjen  e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale etike”, u shpreh Isufaj.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se këto pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë.

“Britania e Madhe dhe Kosova së bashku me vendet e tjera anembanë këtij rajoni zhvillojnë sot një takim të fortë për ndërtimin e interesit dhe efektivitetin e një përndjekjeje të veçantë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, shpëlarjes së parave. Ne kemi një bashkëpunim që kërcënon këta individë që përfaqësojnë këtë dukuri, ne mund të krijojmë dhe t’i luftojmë ata, me një religjion të fortë dhe globarim lokal. Ne jemi shumë krenarë me bashkëpunimin tuaj me Mbretërinë e Bashkuar, progresi po bëhet edhe më i madh në luftën kundër krimit të rëndë dhe shpëlarjes së parave”, tha Hargreaves.

Të ngjashme