Prokuroria Themelore në Ferizaj ngrit aktakuzë ndaj dy personave për shitje të drogës

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.G për shkak të veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273/1 i KPRKS-së.

Gjatë një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës, Njësiti për Hetime i Trafikimit me Narkotik në Gjilan, në bashkëpunim me njësinë në Ferizaj dhe Prokurorinë Themelore të Ferizajit, kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 30.137.4 gramë, të cilën e kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar me qëllim shitje.

Gjithashtu, në këtë rast, prokurori i shtetit ka kërkuar edhe sekuestrimin e pasurisë së pandehurit,
veturën “Peugoet ” e cila është përdorur për transportimin e lëndës narkotike si dhe një telefon celular “Iphone 8 +”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se i pandehuri gjendet në paraburgim dhe është kërkuar që
atij të i vazhdohet paraburgimi, dhe njëkohësisht, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore
në Ferizaj, që të pandehurin ta shpall fajtor për këtë vepër penale.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë edhe kundër të pandehurit K.S për
shkak të kryerjës së veprës penale Fajdeja, nga neni 343/2 i KPRK-së si dhe veprës penale Shtytje në
vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje nga neni 183/1 lidhur me nenin 5 të KPRK-së.
Andaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës, që pas shqyrtimit të provave, të
pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale që i vihet në barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme