Prokuroria Themelore në Prishtinë sqaron rastin në Lipjan

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka sqaruar për opinionin publik rastin lidhur me lajmin e publikuar “Prokurori urdhëron lirimin e të denoncuarit për dhunë ndaj gruas së tij në Lipjan”, se prokurori kujdestar nga Njësiti i Dhunës në Familje, është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë rast, të cilin e ka iniciuar për veprën penale “Dhuna në familje”, ashtu që, i njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, sqaron për opinionin publik rastin lidhur me lajmin e publikuar “Prokurori urdhëron lirimin e të denoncuarit për dhunë ndaj gruas së tij në Lipjan”, se prokurori kujdestar nga Njësiti i Dhunës në Familje, është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë rast, të cilin e ka iniciuar për veprën penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 i KPRK-së, ashtu që, i njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë intervistuar i dyshuari, ankuesja dhe dëshmitari, me ç’ rast në deklaratën e dhënë ankuesja ka theksuar “kemi bisedu, nuk kemi pas ndonjë problem, më tha shko te familja jote rri ndonjë ditë dhe vjen me më marrë pas disa ditësh, po më tha problem nuk du mem bo në shtëpi, unë i thash kthehem sërish te ti”.

Prokurori i kësaj çështje, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore të dyshuarin e ka liruar në procedurë të rregullt, mirëpo rasti në fjalë vazhdon të trajtohet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështje penale.​

Të ngjashme