Prokurorja e Apelit në Shkodër nuk kalon vetingun, KPK e shkarkon

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 10:52 | Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Besa Nikëhasanin, prokuroren e Apelit në Shkodër. Nikëhasani nuk justifikonte dy apartamente.

Asaj iu publikuan si kriter i dyshimtë vetëm pasuritë, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjyqësore e vettingut tregoi se në raportin e ILDKPKI , pasuritë e prokurores ishin në rregull.

Por ky konkluzion deklaroi Genta Tafa Bungo nuk është marrë në konsideratë, pasi vetë organi i vettingut ka kryer një hetim administrativ duke nxjerrë edhe defektet e dyshimta, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Siç rezultoi në seancën dëgjimore, edhe prokurorja Nikëhasa sikurse edhe dy gjyqtarëve të mëparshëm që ju është dhënë kartoni “jashtë gjyqësorit”, rezulton të ketë investuar në pasuri të patundshme sikurse shtëpitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme