Ekonomia Online
FUNDIT

Promovohen tre libra të sapobotuar në shqip për Ukrainën

Promovohen tre libra të sapobotuar në shqip për Ukrainën

Literaturës dhe burimeve në gjuhën shqipe për një temë që është në vëmendjen globale, Ukrainën dhe konfliktin me Rusinë, i janë shtuar edhe 3 botime të veçanta të autorit Lutfi Bilalli. Përmes një aktiviteti promovues, për publikun u bënë të njohura 3 botimet: Në promovim, nën moderimin e Mentor Mripës, për librin kanë folur prof. […]

Literaturës dhe burimeve në gjuhën shqipe për një temë që është në vëmendjen globale, Ukrainën dhe konfliktin me Rusinë, i janë shtuar edhe 3 botime të veçanta të autorit Lutfi Bilalli.

Përmes një aktiviteti promovues, për publikun u bënë të njohura 3 botimet:

  1. Historia e Ukrainës dhe e Krimesë (Luftërat dhe aleanca ‘Vëllazëria sllave’ mes ukrainasve), në të cilin në hollësi paraqitet rrugëtimi historik, përpjekjet dhe vuajtjet e popullit ukrainas.
  2. Ukraina – Përplasja Perëndim-Rusi (Potencianli bërthamor dhe rikthimi i Luftës së Ftohtë), ku ofrohen të dhëna dhe detaje mbi historinë, gjeografinë dhe mbi potencialin ushtarak që kanë palët në konflikt.
  3. Roli i diplomacisë botërore në konfliktin Rusi-Ukrainë (Kronologjia e luftës shkurt 2022 – dhjetor 2023), ku janë përmbledhur dhe analizuar angazhimet e diplomacisë në parandalimin e konfliktit dhe është prezantuar në mënyrë kronologjike situata dhe pushtimi rus në Ukrainë.

Në promovim, nën moderimin e Mentor Mripës, për librin kanë folur prof. dr. Nexhmedin Spahiu, që njëherësh ka qenë edhe recensentë i librave, dhe prof. dr. Gëzim Qerimi, të cilët kanë vlerësuar veprat e Bilallit si material të rëndësishëm për lexuesin shqiptar, dhe për studiuesit dhe ekspertët e fushës në veçanti.

Një veçanti dhe surprizë, në këtë aktivitet promovues, ishte prania e gazetarëve ukrainas të cilët janë zhvendosur dhe që jetojnë e veprojnë në Kosovë, dhe e mirëpritën botimin dhe promovimin e librave për shtetin e tyre.

Trilogjinë e Bilallit e ka botuar shtëpia botuese “3SD” me seli në Prishtinë.

Të ngjashme