Propaganda që tenton ta kriminalizojë luftën për liri

Prishtinë | 09 Pri 2023 | 13:50 | Nga Afrim Kasolli

Shkrimi “Convicting Kosovo’s former leaders o9f war crimes could be the best way to achieve long-term stability in the Balkans” i Aleks Eror, ku bënë thirrje që domosdoshmerisht të dënohen drejtusit e luftës së UÇK-se, jane apo nuk janë fajtor, nuk është i rastësishëm. Është simptoma e një fushate ndërkombëtare të mirëorganizuar ndër vite për ta kriminalizuar me çdo kusht UÇK-ne, si pjesë e planeve për të amnistruar Serbine nga pesha e mëkatit të se kaluarës. Dhe kjo qasje mjerisht kishte gëzuar një mbështetje herë të heshtur e here të hapur edhe në shumë qarqe evropiane.

Falë kësaj strategjie u shtua një presion i paparë ndërkombëtar mbi Kosovën për ta themeluar Gjykaten Speciale. Kosova nuk guxonte të drejtohej edhe më tej nga fitimtaret e luftës. Sepse kjo ishte ofendim për Serbinë. Ata duhej izoluar politikisht me akuza monstruoze.

Mirëpo, kur tashmë po bëhet gjithënjë e me qartë se kjo gjykatë është një farse, se ajo po e diskrediton dita ditës veten, përsëri kërkohet dënimi i tyre, edhe nëse nuk janë fajtorë. Sepse vetëm kështu mund të arrihet paqja dhe pajtimi i Serbisë. Se nuk ishte vetëm shteti serb që kishte kryer krime në këto hapësira, por edhe drejtuesit e luftës në Kosovë.

Pra në këtë mënyrë duhet vrarë ndërkombëtarisht idenë e rezistencës dhe luftës së drejtë të shqiptarët. Ata nuk ishin çlirimtarë, por një strukturë e organizuar që kishte luftuar për pushtet personal me metoda kriminale. Kjo është pak a shumë tendenca e këtij shkrimi dhe shumë të ngjashëm si ky.

Dhe një propagandë e tille nuk është se nuk ka lënë gjurmë në politikën kosovare. Kjo është arsyeja se pse sot gjithnjë e më pak përfaqësues politike nga kjo shtresë kanë pozita drejtuese partiake dhe institucionale shtetërore. Përjashto Ramush Haradinajn që ka mbetur si “relikt” i kësaj trashëgimie. Dhe Fatmir Limajn pesha politike e të cilit është tkurrur ndjeshëm. Madje, këtu duhet kërkuar edhe një pjesë të arsyes së fshehtë se pse ka një rezistencë të heshtur ndaj kthimit të tij në ish-partine e tij, PDK, veçanërisht nga një strukturë poltike “postomoderne” e lidhur kryesisht me klanin Bon Vivant.

Sepse në qendër kjo parti nuk guxon të ketë më individë të sukseshëm nga trashëgimia e luftës. Është ky inxhering mental që ka ndikuar që edhe ky formacion i cili dikur ishte trashëgimtari kryesore i luftës, sot të drejtohet nga një konikunkture pa vetëdije historike dhe politike. Kryesisht e identifikuar nga një fryme klienteliste biznesore. Sepse, siç po e dëshmon ky shkrim i sipërcekur, dhe si thash shumë të tjerë si ky, të cilët ndër vite e helmuan opioninion vendor dhe ndërkombëtar, të parët janë pengesë për Serbinë e Vuçiqit.

Të ngjashme