Propozohet Fond i përbashkët Kosovë-Shqipëri për trajtimin e pacientëve

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është takuar me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku u bisedua për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale me theks të veçantë për harmonizimin e legjislacionit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet të dy vendeve hapin shteg për bashkëpunime të reja.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Fatmire Kollçaku,

“Sot po takohemi Tirana dhe Prishtina sepse marrëveshja e nënshkruar ka hap një shteg të ri të bashkëpunimit në mes dy parlamenteve”.

Përderisa Kryetarja e Komisionit të Shqipërisë, Grida Duma falënderoi për mirëpritjen duke siguruar kolegët kosovarë për mbështetje në fushat siç tha ajo të cilat tashmë shtetit shqiptar i ka tejkaluar, raporton EO.

“Jemi plotësisht mirënjohës që arritëm ta bëjmë këtë vizitë. Ky takim i parë do të shërbej për nisjen e mirëkuptimi. Ju siguroj që ma keni në disponim për të ndarë eksperiencën sepse disa nga problematikat që ju sfidoheni janë disa nga problematikat që ne i kemi kaluar. Nuk kemi asnjë dyshim që ne dimë mirë të flasim, në këtë kontekst do të doja që menjëherë të draftonim një listë gjërash ku mund të nisim një punë të përbashkët. Padyshim që do të jemi efiçent nëse nisim të draftojmë një lloj agjende të sugjeruar nga të gjithë”, tha Duma.

Deputeti shqiptar, Florenx Spaho tha se duhet të vazhdojnë urat e komunikimit e të heqin gjërat qe i largojmë siç është pjesa protokollare

“Besoj që ky komision ka shumë për të dhënë. Mbledhja e ardhshme duhet të ketë dy protokollare të institucioneve. Unë propozoj që krijimi i fondit të përbashkët kur vjen puna te buxheti i shtetit ne kemi një për buxhet të përbashkët nëpërmjet ministrive. Prishtina është njësoj si Tirana për mua”, tha ai.

“Krijimi i këtij fondi të përbashkët besoj që do të hap rrugë në heqjen e burokracive në letra. Propozoj që në momentin që të bëhet takimi dytë, kur vjen puna te buxheti të krijohet i posaçëm për qytetarët po edhe stafin mjekësorë”, tha tutje Spaho.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, kërkoi që bashkërisht ta bëjnë mbikëqyrjen e dy qeverive në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, për të cilën tha se ka shumë marrëveshje të nënshkruara e pak të zbatuara.

“Do të fokusohemi në katër shtylla kryesore, e para për afrimi i legjislacionit shkëmbimi i përvojave dhe krahasimi mes legjislacioneve tona ku kemi mundësi ta përafrojmë. E dyta është mbikëqyrja e dy qeverive në zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Kemi pasur 7 takime mes dy qeverive shumë marrëveshje të nënshkruara dhe pak të zbatuara. Njohjen e licencave të profesionistëve mjekësorë. E katërta, lehtësimin e trajtimit të pacientëve mes dy vendeve. Shqipëria ka të rregulluara shumë çështje te pika e parë. Kosova ka të rregulluara sigurimet shëndetësore por të pa zbatueshme dhe kemi nevojë për përvojën tuaj”, tha Haxhiu.

Deputeti i AAK-së, Shemsidin Dreshaj, kërkoi që të definohet çështja e specializimit, duke pyetur nëse janë për mjekësi rajonale apo për mjekësi bashkëkohore.

“Ne nuk kemi nevojë që të takohemi e të bëjmë fjalë të mira për njëri tjetrin ne jemi një. Ne do të jemi të ndarë aq sa ne dëshirojmë të jemi të ndarë. Vërtetë shumë çka u konstatua që ka qenë e konstatuar. Ajo çka është karakteristikë që u përmend është qëndrueshmëria. Fatkeqësisht ka mungesë procesi. Shumë ligje janë të harmonizuara te ju, ndërsa te ne ndoshta janë disa në nisje”.

“U përmend çështja e specializimit jam pro por ne duhet ta definojnë një strategji kombëtare a jemi për mjekësi rajonale a jemi për mjekësi bashkëkohore. Por shkëmbimet një vjeçare do të ishin obligative”

Të ngjashme