Ekonomia Online
FUNDIT

Protesta në Graçanicë, Policia njofton për bllokim të rrugës kryesore

Protesta në Graçanicë, Policia njofton për bllokim të rrugës kryesore

Edhe sot do të vazhdojë protesta në Graçanicë përmes së cilës po kundërshtohet arrestimi i Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim se rruga kryesore do të jetë e bllokuar për shkak të protestës. “Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të […]

Edhe sot do të vazhdojë protesta në Graçanicë përmes së cilës po kundërshtohet arrestimi i Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim se rruga kryesore do të jetë e bllokuar për shkak të protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqaniçë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqaniçë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Kujtojmë se sot është dita e tretë që po zhvillohet kjo protestë në Graçanicë.

Të ngjashme