Protestat vazhdojnë në veri, kamionë me mallra serbe janë ende në vendkalime

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Serbët në veri të Kosovës vazhdojnë të protestojnë para ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në vendkalimet kufitare ka bllokadë për kamionët që transportojnë mallra nga Serbia.

Serbët e veriut thonë se kërkesat ende janë të njëjta: tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, pamundësimi i punës së kryetarëve të komunave të zgjedhur, siç thonë ata, “në mënyrë jolegjitime” në zgjedhjet e fundit dhe lirimi i të serbëve të arrestuar, raporton portali serb “radiokim”.

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim në bazë të të cilit ka lejuar hyrjen vetëm për automjetet që transportojnë mallra nga vendet tjera, pa marrë parasysh targat. Qarkullimi i udhëtarëve në të dy drejtimet po zhvillohet normalisht me kontroll të shtuar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme