Protestojnë prindërit e nxënësit e “Faik Konicës” – kundërshtojnë grevën, kërkojnë të fillojë mësimi

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Prindërve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kanë protestuar duke shprehur pakënaqësinë për mosfillimin e procesit mësimor, raporton Ekonomia Online.

Nurije Shala, mbështetëse e grevës tha që kjo grevë është bërë e tepërt.

“Jam dal me i mbështet prindërit edhe nxënësit, po më vjen keq për ata që sa javë fëmijët në shtëpi, kjo është shumë keq, po habitem dhe po çuditem. Jemi bërë për gjynah”, tha ajo.

Prindi Fatmir Bllaca, i bëri thirrje kryesindikalistit Rrahman Jasharit që greva të ndërpritet dhe nesër fëmijët të fillojnë mësimin.

“Djalin e kam në këtë shkollë iu kisha lutur Rrahman Jasharaj që urgjentisht ta ndal grevën sepse greva ka humbur kuptimin e vet dhe një muaj dite fëmijët nuk vijnë ne shkollë. Ju lutem urgjentisht, qysh sot të ndërpritet greva dhe t’i lejoj që fëmijët të vijnë në shkollë qysh nesër” tha Bllaca.

Nxënësi i kësaj shkolle, Lir Zhubi, tha se dëshiron që shkolla të fillojë por që sipas tij, greva mund të zgjas edhe një muaj.

“Unë kam dalë në këtë protestë për me kërkuar me filluar shkolla. Po dua me ja nis shkolla sepse na kanë lënë pa mësim që një muaj gati s’po rrihet as në shtëpi. Qysh po shihet edhe një muaj na lejnë pa shkollë, e Ishalla jo”, tha Zhubi.

Nxënësja Dea Bytyqi, kërkojë që mësmimi të fillojë sa më parë, sepse kanë humbur shumë orë edhe gjatë pandemisë, raporton EO.

“Unë kërkoj që më i qel shkollat se ne kemi me hup shumë gjatë pandemisë po edhe tash kemi humbur mjaft dhe jemi mërzit shumë për shok dhe shoqe që nuk i kemi pa prej që ka filluar pushimi i verës”.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.


Lexo më shumë:

Të ngjashme