Protestojnë specialistët e stomatologjisë, kërkojnë punësim në institucione publike

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 11:22 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i specialistëve të Stomatologjisë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata po kërkojnë punësim në institucionet publike shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Mirjeta Berisha, specialiste e stomatologjisë, ka thënë se kjo çështje po zvarritet për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ajo ka kërkuar nga ministri që të bëjë ndryshime dhe të zgjidhet problemi i tyre.

“Ka qenë çështja e ndryshim-plotësimit të udhëzimit administrativ i cili nuk na lejon neve punësimin në QKMF dhe në institucionet tjera publike shëndetësore. Ne sapo dolëm nga takimi me kabinetin e ministrit. Sot është mbledhja finale e grupit punues të plotësim ndryshimit të udhëzimit administrativ. Në këtë finalizim do vendoset se çka do vendoset lidhur me pikën tonë lidhur me punësimin. Ne presim rezultat, kërkojmë nga ministri që në bazë të premtimeve që ka dhënë që të bëjë këtë ndryshim dhe të zgjidhet problematika jonë”, ka thënë Berisha.

Berisha shtoi se ka pasur edhe kundërshtime për ndryshim të udhëzimit administrativ.

“Ka zëra kundërshtues rreth kësaj problematike mirëpo besojmë në ministrin Ismaili që është mundni maksimalisht ta bëjë një zgjidhje për ne.  Janë zëra kundërshtues brenda bordit të udhëzimit administrativ, brenda komisionit të cilët merren me problematikën. Qëllimi kryesor është ë behet zgjidhje për mjekët familjarë por nuk është biseduar për specialistët e stomatologjisë.  Ajo shprehët e bindur se nëse nuk rregullohet ky udhëzim, do vazhdojnë protestat.  Duhet të merret si çështje serioze sepse ne kemi filluar pak të humbim durimin”, u shpreh Berisha, raporton Ekonomia Online.

Sipas Berishës, numri i specialistëve ishte 130 dhe po rritet vazhdimisht. Përderisa tha se do të kenë kërkesa të vazhdueshme.

“Ka qenë numri 130 por numri rritet vazhdimisht edhe ka mbërri diku 170 por kjo ndahet në nivel shtetëror. Kemi pas takim edhe me komuna dhe drejtorë për shëndetësi. Ehe në takimin që kemi mbajt me grupin punues të këtij komisioni kanë qenë ekspertë të huaj të organizatës botërore të shëndetësisë që kanë qenë pro këtij vendimi dhe i kanë lutë kolegët që të bëjnë një strategji dhe ne të punësohemi në institucione publike. Ne do vazhdojmë me kërkesa. Do jemi më këmbëngulës sepse edhe durimi na ka humbë dhe do vazhdojmë me protesta”, tha ajo.

Ndërsa, Faik Hoti, udhëheqës i Zyrës për komunikim me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se kjo ka të bëjë me një problem ligjor, sipas tij, me punën e grupit punues të udhëzimit administrativ do të eliminohen.

“Ministria e Shëndetësisë ka kohë që është duke e trajtuar këtë çështje mirëpo pamundësia që ata të inkuadrohen në sistemin e institucionit publik ka qenë se deri më tani udhëzimi administrativ pamundëson që në nivelin primar gjegjësisht në QKMF të ketë të punësuar specialistë të stomatologjisë. Me këtë udhëzim parashihet që i punësuari nga stomatologjia të jetë doktor i stomatologjisë dhe ky ka qenë problem ligjor që ka pamundësuar që një numër i specialistëve të papunë të kenë mundësi të ofrojnë shërbime shëndetësore. Sot grupi punues është duke vazhduar punën dhe ne presim që në fund të hiqen këto pengesa ligjore”, tha Hoti.

Të ngjashme