Specializantët e Stomatologjisë protestojnë para MSH-së, kërkojnë vende pune

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specializantët e Stomatologjisë kanë  protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar vende  të punës, raporton Ekonomia Online.

Ata janë të pakënaqur me këtë fakt pasi si specializantë  janë të pa punësuar dhe kërkojnë të punësohen.

Ata në takim i priti një zyrtar nga ministria e Shëndetësisë.

Pas takimit, Mirjeta Berisha përfaqësuese e grupit protestues, tha se morën premtime se janë duke punuar në këtë drejtim. Ajo ka thënë se do të presin se çfarë do të bëhet pas procedimit të buxhetit.

“Ne sot po protestojmë, qëllimi është se si  specialist jemi të  papunë. Ne patëm një  takim, patëm premtime  se është duke u punuar . Do të presim pas procedimit të buxhetit çfarë do të bëhet. Është diskriminim pas 24 viteve të mbetmi rrugëve”, tha ajo, raporton EO.

Drejtori i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe se po presin që të miratohet buxheti me 30 janar.

“Ideja është që poliklinikat të tejkalojnë menaxhimet. Kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe do të shohim deri sa të miratohet buxheti me 30 janar”, tha Hoti.

Numri i këtyre specializantëve stomatologë që protestuan sot është 60.

Ata kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Kosovës, e cila sipas tyre do të mbahet të hënën.

Të ngjashme