PSD i dërgon qershi Kurtit: I hëngri fjalët e tij!

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku pritej ta shpaloste para qytetarëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, buxhetin për vitin e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Aktivistët e kësaj partie kanë protestuar nën moton “Një grusht qershi për Kryeministrin!”.

Ata kanë vendosur qershi përpara hyrjes së objektit.

“Përmes kësaj periudhe e morëm vesh që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin gjermano-francez. Në të njëjtën kohë, mbrëmë Kryeministri i Kosovës, përmes bartësit të tij na njoftoi se ka hequr dorë nga gjithë këto manovra… Në marrëveshjen e mbrëmshme Kryeministri e ka pranuar edhe asociacionin” ka thënë i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se qershitë janë vendosur duke u bazuar në fabulën e famshme me qershi.

Molliqaj ka adresuar se kritika në drejtim të Qeverisë për marrëveshjen e mbrëmshme për targat. Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, është pranuar plani franko-gjerman.

Të ngjashme