PSD-ja e bën Qeverinë “zyrë të KEDS-it”

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur një banner në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke “e emërtuar” si Zyrë për Informim e KEDS-it dhe KESCO-s. Aktivistët e PSD-së thanë se të gjitha vendimet e kësaj qeverie janë në shërbim të interesave të kësaj kompanie private, raporton Ekonomia Online.

Nol Nushi u ankua edhe për sjelljen e Policisë teksa po mban aktivitetin protestues.

“Ishit dëshmitarë të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht të panikuar me vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetar, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, deklaroi Nushi.

“Muajve të fundit kemi parë skandal pas skandali duke u shtresëzuar mbi njëri-tjetrin sa i përket krizës energjitike; fillimisht me reduktime të rrymës pa paralajmërim tek subvencionimi nga ana e qeverisë të 44.5 milionë eurove për KEDS, që KESCO dhe KEDS i kanë kompanive publike KEK dhe KOSTT e mbërrin shumën e mbi 90 milionë eurove e deri tek vendimi i shtrejntimit të rrymës i cili do të prek shumicën e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, në lidhjen me shtrenjtimin e çmimit të energjisë.

“Mashtrimet e manipulimet nga ZRRE dhe miratimi i tyre nga Kurti ka një qëllim tashmë të qartë; KEDS-it dhe KESCO-s po i ruhen interesat e profiti nga institucionet e kompanitë publike. Barrën e kësaj aleance në mes të institucioneve publike e kompanive private po e mbanë mbi shpatullat e veta qytetarët e Kosovës. Kjo situatë është e papranueshme. Prandaj, me 29 janar, prej orës 14:00, duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë kundër këtyre padrejtësive e kundër kësaj zhvatje”, ka thënë ai.

May be an image of 8 people and people standing

Të ngjashme