Pse duhet të jenë të ardhurat deri në 300 euro në muaj

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 01:07 | Nga Ramiz Kelmendi

Të ardhurat minimale tm1 prej 130 eurosh dhe të ardhurat minimale tm2 prej 170 eurosh do i ilustrojë për vlerën e tatimeve dhe kontributeve që paguhen për këto të ardhura.

  1. Paga 170 euro kontributi pensional 8.50 E, tatimi në pagë 3.26 E, llogaria 170,00-8,50-3,26 = 158.24 E/ muaj , fondi pensional 17,00 E/.
  2. Paga 300,00 E kontributi pensional 15,00 E/muaj, tatimi në pagë 9,60 E llogaria 300,00-15,00-9,60 = 275,40 E/.

Nëse këto i krahasojmë edhe njëra edhe tjetra nuk mjaftojnë për të mbuluar shporten e konsumit mujorë, por sa do mbulojnë edhe koston mujore të shëndetit dhe shpenzimeve tjera jo mjaftushem, por del se më e mirë me pagë 300,00 euro në muaj.

Meqenëse këto paga janë ndërlidhur me pagesën e veteranëve të luftës atëherë duhet të zgjidhet ky ngërç duke bërë një shtesë ligjore që paga minimale të jetë e llogaritur në nivel të orës së punës, sepse mundet i punësuari të mos ketë orar të plotë prej 160 orëve në muaj e të detyrohen punëdhënësi të paguaj pagën minimale, nga llogaria del se ora bruto minimale të jetë 1,875 euro.

Pse jam për rritjen e pagesës minimale. Së pari e suporton ngritjet, përafrimin e pagave të institucioneve, së paku ngritë moralin e të punësuarit , ngritë obligimin për shtimin e efikasiitetit në punë, dashurinë ndaj punës dhe mundë të ndikoj në frenimin e ekzodit të të punësuarve.

Paga e rritur minimale nuk dëmton punëdhënësit nëse shtohet së paku efikasiteti në punë, ndihmon në thirrjen e investitorëve të huaj, sepse niveli i pagesës ka përcaktuar tek investitorët vlerën intelektuale të punëtorëve dhe efikasitetin e tyre në punë. Nga eksperienca si investitorë të punësuarit kanë marrë pagë mbi 20 % nga pagat e konkurrencës por edhe kjo pagë është shumëfishë më e vogël se në shtetet e tyre.

Të gjitha këto që e përcjellin vendin tonë më këso pagesash që në shumicën e rasteve janë shfrytëzuar nga punëdhënësit, për tu ju shmangur tatimeve dhe pagesë në fondin pensional duke përdorur metodën e pagesave të dyfishta. Një
pjesë se pagesës në llogari me vlerën 170 euro dhe pjesa tjetër në dorë e patatimuar. Por i punësuari me vetëdije apo i detyruar ka zgjedhur këtë formë si një e keqe më e vogël.

Qytetarët dhe të punësuarit duke e parë se pagat nuk kanë trend te rritjes, duke e pare se investitoret nuk po duken askundi, duke e pare se punësimi në të gjithë sektorët nuk po bëhet nga profesionalizmi apo aftësia por nga militantizmi politik dhe dëgjueshmëria, apo familjarizmi, po del se kjo formë po i detyron të rinjët e Kosovës të braktisin shtetin për një vend pune me të ardhura dinjitoze për të siguruar të ardhmen e familjes. Pra kjo po ndodhur duke parë në vazhdimësi premtime për punësim mijëra dhe qindramijëra dhe ato nuk po realizohen.

Ne dëgjojmë këshillat politike se në mëgrim është vështirë të punosh, pra duke besuar se këtu punon pak e paguhesh më pak, kjo nuk është vlerë për të parandaluar ekzodin, por ekzodi ndalohet duke vepruar me kujdes për të hequr të gjitha barierat që pengojnë zhvillimin ekonomik nga të brendshmit dhe të jashtmit. Kam cekur shumë herë më parë se 85 % e zhvillimit ekonomik në ekonomitë e vogla dhe të mesme dhe një pjesë e ekonomike të mëdha e bëjnë investitorët vendorë, dhe vetëm 15 % e bëjnë investitorët e jashtëm dhe atë me bashkëkorrupcion. Nuk duhet menduar së Kosovën nuk mundë ta zhvillojnë vendorët por besojnë në vete që po udhëheqin mirë shtetin e besimi për vete e jo për të tjerët dëmton shumë, edhe pse të dyja palët jemi kosovarë.

Ne dëgjojmë se kanë dalur ky numër, të tjerët thonë jo aq, por edhe ata do na sjellin para si diasporë! Po, po e mirë kjo! tingëllon bukur por ata sjellin për vete dhe në kohën kur është sezona 40 ditëshe verore dhe për festa fetare disaditore, ndërsa çka ndodhë me konsumin ditorë dhe të ekonomive që punësojnë punëtorë, shembull nëse dalin 200 mijë qytetarë ata kanë qenë konsumatorë të bukës, vajit lëngjeve, birrës, kafes, ushqimit familjarë dhe hotelierë…, çka ndodhë me mësuesit, arsimtarët, energjinë elektrike, institucionet! Kush do i konsumoj ato produkte gjatë tërë vitit ? Kush do i mësoj nëse nuk janë ? Kush do i shërbej në institucione ata që nuk janë?, pra ata kanë konsumuar 200 mijë bukë në ditë! Sa furra buke do mbyllen nga mungesa e konsumit, kafene etj. Andaj, nisur nga këto fakte del se kjo krijon efektin zinxhirorë të zvogëlimit të punësuarve ekzistues dhe efektin e ekzodit tjetër.
Mundë të konkludoi që qasja ndaj këtij fenomeni të ekzodit nuk është e mjaftueshme, nuk mjafton trajtimi për zhvillimin ekonomik dhe trajtimi i investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm apo mundë të konkludojmë se efekti i pasigurisë politike të investitorëve po shkakton pasiguri ekonomike tek qytetarët dhe e ardhmja e të gjithëve do jetë e zymtë.

(Autori është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës)

Të ngjashme