Pse është i domosdoshëm themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 13:41 | Nga Abelard Tahiri

Se sa është i domosdoshëm themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore, të cilat janë burim i korrupsionit, mjafton të shohim se, vetëm në dy vitet e fundit (2022 dhe 2023), në gjashtë ministri dhe në KEK janë nënshkruar 220 kontrata në vlerë prej 153,883,875.90 €.

Më poshtë i gjeni të dhënat konkrete për periudhën nga 01.01.2022 deri më 01.01.2024 për këto institucione:

  • Korporata Energjetike e Kosovës SH.A., ka nënshkruar 87 kontrata, në vlerë prej 101,152,705.50 €;
  • Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar 32 kontrata në vlerë prej 4,358,956.06 €;
  • Ministria e Kulturës ka nënshkruar 36 kontrata në vlerë prej 2,364,986.77 €;
  • Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar 6 kontrata në vlerë prej 3,759,397.11 €;
  • Ministria e Arsimit ka nënshkruar 30 kontrata në vlerë prej 18,793,797.30 €;
  • Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar 20 kontrata në vlerë prej 21,495,694.56 €;
  • Ministria e Tregtisë ka nënshkruar 5 kontrata në vlerë prej 138,250.00 €;

Pra vetëm në shtatë institucione mbi 150 milion euro keqpërdorime, pa i përfshirë këtu kontratat e vitit 2021 e as kontratat milionshe sekrete.

Kontratat një burimore janë bërë standard dhe rregull i përditshëm i kësaj qeverie dhe minstrive të saj. Pra, është bërë rregull dhënia e kontratave në tavolina kafenesh, pa procedura, pa konkurrencë dhe pa transparencë.

Prandaj vetëm hetimi parlamentar mund të sqaroj përmasat e këtij abuzimi.

Të ngjashme