Ekonomia Online
FUNDIT

Pse mungojnë skulpturat publike femërore në Kosovë, çka tregon kjo për femrën?

Pse mungojnë skulpturat publike femërore në Kosovë, çka tregon kjo për femrën?

Pse te ne në Kosovë nuk kemi shtatore me figura femërore? A dëshmon kjo se femra nuk ka kontribuar shumë në politikë, shkencë, filozofi, art, histori ose edhe mitologji? Krahasuar me figurat mashkullore që dominojnë nëpër të gjitha sheshet e Kosovës, figurat femërore mungojnë. Përveç Nënë Terezës, figurat femërore shqiptare nuk janë të shfaqura si […]

Pse te ne në Kosovë nuk kemi shtatore me figura femërore? A dëshmon kjo se femra nuk ka kontribuar shumë në politikë, shkencë, filozofi, art, histori ose edhe mitologji?

Krahasuar me figurat mashkullore që dominojnë nëpër të gjitha sheshet e Kosovës, figurat femërore mungojnë. Përveç Nënë Terezës, figurat femërore shqiptare nuk janë të shfaqura si skulptura në sheshet publike të Kosovës.

A tregon kjo se femra ishte e shtypur në të kaluarën dhe vazhdoj të mos depërtoj në mbretërinë mashkullore.

Cili është fajtori? Ose ndoshta mashkulli femrën nuk e llogaritë si të denjë për problemet madhore për ta vulosur historinë. Kjo tregon se femra vuante për lirinë dhe formimin e saj intelektual në Kosovë.

“Nëse je grua, gjasat më të mëdha për t’u bërë një shtatore i keni nëse jeni një figurë mitologjike apo alegorike, një virgjëreshë e famshme, mbretëreshë ose një nudo”, thotë Caroline Criado Perez, një aktiviste britanike, e cila luftoi shumë për ngritjen e së parës figurë të shquar femërore në sheshin e Parlamentit, në Londër.

(Autori është kritik arti)

Të ngjashme